Habit 20-vjeçarja që lindi fëmijën në tualet tek QSUT: ‘Shkova në spital se më dhimbte barku!Nuk e dija që isha shtatzanë’

Tiranë- NJë vajzë e re 20-vjeçe u ankua paraditen e sotme për dhimbje barku. Ajo shkoi me urgjencë në Qendrën Spitalore. Por vetëm pak çaste më vonë lindi në tualet.
Lidhur me aktin ka pasur reagime të ndryshme mes tyre veçohet ajo e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Në një reagim të dytë sqarues, Shoqata e Infermierëve bën të ditur se 20-vjeçarja ka shtangur të gjithë stafin pasi ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të një shtatzënie.

“Pas ngjarjes se ndodhur mbremje e djeshme ne Urgjencen polivalente te QSUT ku nje e re rreth moshes 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjences Shoqata e Infermiereve vajti ne Urgjence ku mori informacione te metejshme te nje rasti te rralle te ndodhur ne Shqiperi.

Stafi deklaroj qe vajza sapo eshte paraqitur ne Urgjencen ka deklaruar per dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt eshte drejtuar per ne tualetin e Urgjencen ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje ne ambjentet e tualetit.

Pas ndihmes se dhene aty e reja bashke me femijen eshte shoqetuar ne ambjentin e salles se kirurgjise ku eshte bere dhe trajtimi i metejshem dhe ku eshte kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas eshte njoftuar stafi i maternitetit te cilet jane paraqitur dhe kane transportuar ne ambjentet e maternitetit nenen me femijen e saj.

I gjithe stafi ka mbetur i shtangur kur nena kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzanie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzes”,-shkruhet në deklaratën e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Loading...