Habit Ardian Çapja me dëshminë e parë nga spitali: ‘Jam rrëzuar në banesë.S’më vret njeri në shtëpinë time’

I shtruar në Spitalin e Traumës, një ditë pas atentatit Ardian Çapja ka dhënë një dëshmi të shkurtër për hetuesit e kësaj çështjeje.

Ashtu siç edhe ndodhi dje nga familjarët e tij, Çapja ka mohuar të jetë qëlluar me armë zjarri.

55-vjeçari theksoi se askush nuk mund ta vriste në shtëpinë e tij duke i mëshuar hipotezës se nuk është qëlluar nga askush.

“Jam rrëzuar në banesë. Në shpatull më ka hyrë një hekur, në momentin që jam rrëzuar. Nuk jam plagosur me armë. S’më vret njeri në shtëpinë time”, mësohet të jetë shprehur Çapja për policinë, teksa ka qenë i vetëdijshëm, raporton ‘News 24″.

Mëngjesin e sotëm, policia ka bere shoqërimin e më shumë se 20 personave si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes duke u munduar që të hedhë dritë mbi të./lajmifundit

Loading...