Lulzim Basha thotë se nuk ka humbur asnjë garë elektorale në karrierën e tij politike.
Basha në një deklaratë për media i ka konsideruar zgjedhjet vendore të 6 marsit si “anomali e një anomalie”.
“Anomalia e parë ishin zgjedhjet moniste të 30 qershorit dhe e dyta që katër kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale. Në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore. Asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me krimin zgjedhor të 25 prillit”.
Pjesëmarrjen e ulët, kryedemokrati e cilësoi si fakt që “qytetarët e braktisën, se nuk kishte garanci shtesë. PD-së iu mohun komisionerët”.
“Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të një grushti poltikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i varfëron. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet. Aleanca e ‘non gratave’ kërcënoi komisionerët vendas”, tha Basha.
Ai ravijëzoi se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.
“Lufta ime nuk është personale, është betejë për shqiptarët”.