Habit deklarata e virologes italiane për Covid/ Ja cfarë thotë…

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua është shprehur se pandemia e Covid-19 nuk ishte një befasi për të pasi i studion këto raste prej 30 vitesh. Ajo hodhi poshtë idenë se virusi doli nga një laborator duke treguar se lindin nga kafshët, megjithatë i bën thirrje të gjithëve që të nxjerrin një mësim nga e gjithë kjo situatë.

“Unë e kam studiuar këtë temë për më shumë se 30 vjet në laborator, sepse këto viruse lindin gjithmonë nga rezervuari i kafshëve. E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi! Nuk isha aq e befasuar. Ne duhet të kuptojmë mesazhet që kjo pandemi po na i përplas në fytyrë. Një pandemi nuk ju shpëton nga tjetra, ndodhin pandemitë, do të vijë një pandemi tjetër.

Kjo pandemi është duke na ulëritur se qytetet, nuk po ia dalin dot. Ne që jemi marrë me shkencë për një kohë të gjatë duhet të bëjmë një vetëkritikë të madhe. Për një kohë të gjatë ata u thanë vendimmarrësve, politikanë, sipërmarrës, intelektualë që do të vinte një pandemi. Por askush nuk e besoi. Ne kemi një përgjegjësi të madhe, shkenca nuk duhet të zbulohet, por duhet të jetë e endur në arsyetim dhe në jetën e përditshme”, tha Capua për Radio 3.

Virologia shtoi se e kuptoi që numri i viktimave do të ishte i lartë kur u përhap me shpejtësi pandemia. Megjithatë thekson se vijon të jetë e rëndësishme që të krijohet një mënyrë e re jetese ku puna ose mësimi të zhvillohet nga shtëpia.

Loading...