Në pjesën e dytë të programit ‘Për’Puthen’ u transmetua një takim i shkurtër në studiot e emsionit, mes Brunos dhe vajzës së re, Floriana.
Kjo e fundit ka habitur me deklaratën e saj, kur Bruno e pyet se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ajo ka bërë nga xhelozia për një mashkull, ajo tha se i ka vënë të dashurit një përgjues në makinë!
Pjesë nga biseda:
Bruno: Çfarë kërkon tek një mashkull ti?
Floriana: Të ketë një karakter të fortë, ti e ke këtë, të ketë besim në vetvete, ta bëj femrën në krahë më të lumturën në botë.
Bruno: Je xheloze? Çfarë gjesti ke bërë kur ke shprehur xhelozinë në maksimum?
Floriana: Në maksimum! I kam vu GPS në makinë. Çmenduri është kjo, pranoje! Duhet të rrish me kontroll gjatë gjithë kohës!
Floriana: Çmenduria jote më e madhe çfarë ke bërë?
Bruno: Unë jam vet çmenduri!