Habit trajneri i Moldavise: Ja cfare me ngeli ‘PENG’ nga ndeshja me Shqiperine.

Moldavia është vetëm një fitore larg arritjes në Euro 2024. Mjafton një sukses ndaj Çekisë në aktin e fundit kualifikues, për të prerë biletën për në Gjermani.Trajneri i moldavëve, Serghei Clescencos pati vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij, edhe pse barazoi 1-1 mbrëmë ndaj Shqipërisë.

“Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës. Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Për fat të keq, në të parën na munguan vertikalizimet, nuk ishim shumë aktivë në sulm. Por, në fraksionin e dytë djemtë u çliruan, nisën të sulmonin dhe arritëm të shënonim. Gjithsesi, ne e kemi në duart tona çështjen e kualifikimit.

Shqipëria? Ata nuk krijuan aq sa ne në pjesën e dytë. E pranoj, Shqipëria na vuri në vështirësi me disa kundërsulme të shpejta, por rastet më të pastra i kishim ne. Nëse do të kishim patur pak më shumë fat, do të kishim shënuar edhe golin e dytë. Ne nuk pritnim të ‘shtypnim’ ekipin kundërshtar. Pjesa e parë nuk ishte pozitive, por ne gjithmonë luajmë më mirë në pjesët e dyta” – Tha ai.

Loading...