Hajdari: Të hapim listat, të mos kemi frikë nga vota dhe gjykimi popullor

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, ka postuar një pjesë të fjalës së saj sot (16 korrik), në kuvend në debatin me kryeministrin Edi Rama, sa i takon ndryshimeve kushtetuese.

Hajdari bën thirrje për t’i hapur listat dhe për t’i lënë në dorë qytetarëve zgjedhjen.

Sipas saj nuk duhet patur frikë nga vota dhe nga gjykimi popullor.

Postimi i Hajdarit në Facebook

Eja i hapim listat sa më të plota, eja ia lemë në dorë qytetarit sa më shumë zgjedhjen.

Ka ardhur koha të fuqizojmë realisht shqiptarët dhe ky Parlament duhet ta mbyllë këtë sezon me këtë vendimarrje historike.

Të mos kemi frikë nga vota, të mos kemi frikë nga gjykimi popullor.

Hapja e listave të bëhet e plotë dhe pa skema që kufizojnë vullnetin e qytetarëve.

Le ti lemë njerëzit më pas të zgjedhin:

Mes atyre që vetëm kanë marrë dhe atyre që duan të japin.

Mes atyre që po ikin dhe atyre që po vijnë.

Mes të shkuarës dhe të ardhmes.

Loading...