‘Hajde o doktor Piperua, të keqen, se plasi më duket…!Dhe kur plas këtu tek ne, bëhet hataja’ – Nga Genc Demiraj

Genc Demiraj

Doktor, ku je ?…

Doktor Pëllumbi ku je ?
Për doktor Piperon e kam.
Ku je se na ke humbur ?
Sa të kishim ty, në mes tonë sikur ishim më të sigurtë. Na këshilloje, na qetësoje dhe sikur ishim rehat !
Por ja që ti na humbe për disa ditë, dhe ne sikur vajtëm prapë atje ku ishim ! Na “humbe” ti, dhe ai “qënbirqëni” virus, na u bë trim…na erdhi prapë ! …
U tremb nga ty gjithë këto kohë o doktor, si hileqar, fshehur prapa derës a prapa ferrës, dhe po nxjerrë krye tani nga mungesa jote !
Po i bënë “trimëri” me dinakëri kësaj trimërisë sonë idiote, dhe duket se po e fiton davanë !
Ndaj ,të keqen o doktor hajde…Hajde sa më parë se ska dermanë kjo punë ! Ti ishe shpresa, gjatë gjithë këtyre muajve, ishe ilaçi dhe vaksina jonë…Ishe morali, motivi dhe kurajoja e të gjithëve, siç ishe edhe tmerri dhe “gogoli” i gogolit virus !…
Hajde o doktor Piperua, të keqen, se plasi më duket…!
Dhe kur plas këtu tek ne, bëhet hataja !

Loading...