Një e moshuar në Kosovë është lidhur dhe grabitur, ndërsa hajdutët i kanë marrë 55 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në Gjurgjedelli të Kaçanikut. E moshuara jetonte vetëm në shtëpi. Mbrëmjen e së shtunës hajdutët janë futur në shtëpi në momentin që 70 vjeçarja po flinte.
Remzie Mani shprehet se tre hajdutët ishin të maskuar dhe fillimisht e goditën me grusht në kokë, e më pas edhe e lidhën.
Pas disa minutash torturë, hajdutët e detyruan t’ju tregojë edhe vendin se ku i kishte fshehur paratë që kishte grumbulluar nga pensioni i bashkëshortit i cili për vite të tëra kishte punuar në Gjermani.
Pasi morën shumën e konsiderueshme hajdutët u larguan, ndërsa policia e Kosovës ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.