Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, kanë sjellë një sërë atentatesh që prej vitit 1998. Nihat Xhaferaj u qëllua me armë në banesën e tezes së tij, ndërkohë që autorët u larguan nga vendngjarja me një makinë të tipit “Benz”, e cila më vonë u gjet e djegur. Nisur nga historitë e mëparshme të atentateve, 50 vjeçari Nihat Xhaferajt i është bërë edhe më herët atentatë nga pjesëtarë të fisit Llanaj.
Sipas burimeve të policisë konflikti ndërmjet fiseve Llanaj dhe Xhaferaj, rezulton të ketë nisur në vitin 1998, kur u vra me armë në Selenicë të Vlorës Gjysho Xhaferaj. Baftjar Llanaj u akuzua nga prokuroria për vrasjen e tij. Nuk kaloi shumë dhe në qershor 2011 u ekzekutua në Vlorë Baftjar Llanaj. Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2011 rreth orës 18:00 në rrugën që lidh qytezën e Selenicës me Vlorën, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”. Sipas burimeve të Policisë së Vlorës në atë kohë, 60-vjeçarit Llanaj i është zënë pritë duke u qëlluar me breshëri automatiku nga të paktën dy persona. Pas krimit policia arrestoi autorin Sako Xhaferaj, nipi i Gjysho Xhaferaj, pasi Sako kishte mbetur vetë i plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Në shtator 2011, tentohet të vritet Nihat Xhaferaj, djali i viktimës Gjysho Xhaferaj të vrarë në 1998.
Autori kapet dhe identifikohet si Altin Aliaj, nipi i familjes Llanaj. Pas krimit u arrestua Altin Aliaj, i cili më pas u lirua nga gjykata. Në janar 2012 u vra në atentat Nure Xhaferri, 52 vjeç, djali tjetër i Gjysho Xhaferaj.
Ndërkohë që ditën e sotme i është bërë sërish atentat Nihat Xhaferajt, djalit të viktimës Gjysho Xhaferaj, i cili u vra në vitin 1998./lajmifundit