Hapi rruge budallait, budallai mesues.
Hapi rruge budallait, budallai drejtor.
Hapi rruge budallait, budallai minister…
Hall ti hapesh rruge budallait, hall te mos i hapesh..
Keshtu nis drama ime – me tha zotria ne pushimet e mija 13 vite me pare ne Kavalishence kur degjoj se po studjoja per regjisur.
Mami e njohu, me tha se ne kemi qene te vegjel kur ai dilte ne tv.
Une nuk e kam lexuar dramen e tij, por keto fjali me jane kujtuar shpesh gjate ketyre viteve.
Eshte hall vertet.
Shpesh na duhet te bejme budallain, por vetem se budallai perball nuk e kupton e keshtu ai e merr si triumf.
Shpesh me eshte dashur te bej budallain… Eshte ai momenti qe besoj te gjithe nga pak e kemi kaluar :
– Kemi bere sikur e kemi besuar nje genjeshter.
– U kemi thene faleminderit ku ne fakt kemi dashur te themi ik pirdhu.
– Jemi terhequr nga nje diskutim duke thene dakort ke te drejte dhe pse nuk ka patur te drejte.
Une e bej shpesh.
Me pelqen ky rol.
Por me shume Budallai perball ketij roli. Nuk ka gje me komike kur shikon se si kenaqet. Budallai eshte I bindur se ka fituar dhe gezon. E ti nderkohe qe qesh.
Por nuk ka me te rrezikshem se nje Budalla me para.
Ai mund te bleje cdo gje, pervec nje gjeje : Trurin.
Keshtuqe nuk vonon shume e Budallai mban leksion.
Titull ky qe e lexon ne gazete. Nga gazeta qe kamarieri sigurohet ta lere cdo mengjes ne tavoline. E pas gazetes vjen pyetja : He ndonje pune?
– Une jo i thashe heren e fundit, por Budallai ka filluar pune.
Pastaj fillon dhe e shikon Budallain te ftuar ne media. Ai vazhdon e jep leksione se si duhet bere. Madje tregon se shume koleg i kane thene dikur se ai ka te drejte. Aty te kujtohet vetja. I dhe te drejte per ti hapur rruge Budallait, dhe ja ku eshte sot.
Sot Budallai numeron arritjet e tij.
Ne fakt jane blerje, por askush si thote. Sot Budallai mban fjalime ne tavolina rrethore. Madje thuhet se i degjohet fjala. Sot Budallai eshte ne pune e ti qe i hape rruge Budallait te mbetet veç te marresh lajme prej tij, asgje me shume.
Keshtuqe, zgjidheni vet se çdo beni ne te ardhmen, secili e di vete se si vepron me Budallain e tij.
I imi po vazhdon te jap leksion… E un vazhdoj te lexoj lajme prej tij se si duhet zgjidhur. Nga lokali kuptohet, me gazeten nga kamarieri./Elma doresi