Halla e Anxhelinës së vr.arë nga i ati Vojsava Guri rrëfeu lidhjen që ka patur me Anxhelinën por edhe me të vëllain. Ajo ka treguar ekskluzivisht për News 24 edhe bisedat që ka shkëmbyer me Anxhelinën më 1 janar.
Si e mësuat ngjarjen?
Halla Vojsava Guri: Në datën 3 e pamë tek Neës 24 lajmin, por emri ishte ndryshe dhe nuk na vajti mendja, kur kalon pak kohë më merr mami dhe më njofton që është vr.arë Anxhelina. Pas një ore na vjen edhe policia dhe thotë që Aleko ka vr.arë Anxhelinën. u bëmë të forta se na erdhi e papritur, se ne me vajzën folëm në datë 1.
Çfarë komunikuat ju me ta në 1 janar?
Vojsava Guri: Vajza jetonte me qera prej 1 viti e gjysëm, dhe jetonte tek kjo nënoja, e kishte si nënë të dytë atë. Në tetor isha atje vajza i kishte përgatitur ushqim ia kishte sjellë të atit
Patë diçka të çuditshme tek vëllai juaj?
Vojsava Guri: Jo, jo asgjë. Kur isha tek vëllai në tetor ai më tha pyeteni mos ka ndonjë djalë. Çupa mu përgjigj: Hallë nuk dua burrë!
Nuk ju bëri përshtypje që jetonin vetëm, të ndarë nga njëri-tjetri?
Vojsava Guri: Jo. jo se vajza donte një jetë pak më të mirë. Anxhelinën e donim shumë.
Si e përjetoi largimin e vajzës vëllai juaj?
Halla tjetër: Ajo i tha do iki ta përballoj edhe unë jetën vetëm. Vajza e kishte marrë dhomën tek ajo nënoja, kishte një dhomë të vogël, ku jetonite.
Ndalemi tek data 1, çfarë ndodhi?
Halla tjetër: Kemi folur në datë 1 edhe me video…nuk e ka vra.rë as në 30 as në 31, por nuk ia fal këtë që ka bërë. Ai ka punuar shumë e ka bërë me shkollë atë vajzën (shpërthen në lot) Ai sakrifikoi jetën për atë vajzë, e deshte me shpirt, nuk e di si ka ndodhur
Biseda në 1 Janar, çfarë patë ndonjë gjë që nuk shkonte, çfarë biseduat?
Vojsava Guri: Më mori vëllai dhe më pyeti si është mami, pastaj më tha që erdhi çupa. Folëm edhe më të mirë e bukur, nuk më tha as atë ditë por as më parë ndonjë fjalë të keqe në drejtim të babait. Ne jemi të sh.okuar
Si ka qënë marrëdhënia e tyre?
Halla tjetër: I vetmi problem që mund të ketë pasur ai është që vajza nuk shkonte shpesh pasi iku nga shtëpia e vëllait, dhe vizitat ia bënte rreth orës 11 të natës. Aai shqetësohej dhe i thoshte ku punon moj bijë? Por me sa dimë ne ajo punonte si ndihmës guzhiniere.
Ju i mëshoni faktit që Anxhelina ishte vajzë e re dhe donte një jetë tjetër? Çfarë mund të kishte ndodhur mes tyre?
Vojsava Guri: Ajo nuk pranonte që ai të ndërhynte në jetën e saj, jetën do ta bëj si di unë i thoshte. Donte një jetë që të mos e rrëmonte asnjë. Kur ishin bashkë në shtëpi ai i thoshte të vi të marr unë, ku punon?
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në Alepou, Korfuz në 2 janar. Babai shqiptar Bardhyl Guri, i njohur në Greqi si Aleko Petro vr.au vajzën Anxhelinën 28-vjeçare dhe më pas e var.rosi në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Ka qenë partneri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren. Ai ishte i pari që ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vr.arë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen midis të rinjve. Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte va.rrosur të bijën.
Drama e Anxhelinës së vrarë/ Halla: U pë.rdhunua kur ishte 13-vjeç
Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 hallat e Anxhelina Petros të vr.arë më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tro.nditës. Sipas tyre Anxhelina ishte përdh.unuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moemt, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës.
Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdh.unuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më më…
Sa vjeç ishte?
Vojsava Guri: Vajzën e përdh.unuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi tek ne
Kush është përgjegjësi?
Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e deno.ncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi den.oncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin
A keni qënë në dijeni për dh.unë fizike të ushtruar nga babai?
Vojsava Guri: Asnjëherë
Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?
Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar
Nëna e Aanxhelina Petros, Xhezmija ka replikuar me hallat e së ndjerës në një lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur”. Ajo ka pranuar se vajza është përdh.unuar, por kjo ka ndodhur kur ajo ishte minorene dhe se autori ka marrë dënim nga drejtësia.
Mes tjerash, Xhezmie Hoxhallari theksoi se nuk ishte në dijeni se Angelina kishte studiuar në Greqi në drejtimet psikologji dhe fizioterapi.
Xhezmie Hoxhallari :“Dëgjomë mua. Këto historira ndaç t’i hapin dhe ndaç mos t’i hapin. Mua nuk më intereson. Mbas ankesës që kam bërë unë, ai mori një dënim. Unë ia kam lënë shtetit.
Nuk kam hequr asnjë denoncim dhe asnjë gjë. Të dy kanë qenë minorenë. Janë histori të vjetra. Vajza ka ikur kur e kam lënë unë me deklaratë tek babai, sepse donte një jetë më të mirë. Kam letrat dhe jam shumë i sjellshme me dokumente.
Ju keni qenë në dijeni se vajza ka mbaruar psikologji dhe fizioterapi?
Xhezmie Hoxhallari: Këtë nuk e di. S’kam patur komunikime. Ai person e donte vajzën time si sk.llave. Nuk më ka dalë vajza mua në telefon. Hapni dhe shikoni mesazhet. Unë me ju nuk jam koinçiduar asnjëherë. Nuk kam komunikuar asnjëherë me ju. Vajza ime ka punuar tre punë dhe të gjithë kanë ngrënë lekët e vajzës sime, që mos i ngrënëshin.
(/BalkanWeb)