Hallet e Partisë e bëjnë Gaz Bardhin për duhan (foto)

Kjo është hera e parë që shohim Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, duke tymosur duhan.
Gjatë një pushimi të shkurtër gjatë seancës parlamentare këtë të enjtë, paparazzi ynë e ka fotografuar Bardhin duke pirë cigare.

Nuk e dimë nëse e ka pirë gjithmonë apo e ka filluar tani që në Parti ka kaq shumë probleme dhe demokratët tashmë janë të ndarë në përkrahës të Bashës dhe të Berishës.
Padyshim që Bardhit i ka rënë barra e madhe e punëve si numri dy i Partisë. Madje edhe daljet më të shumta mediatike, i janë besuar atij, ku nuk mungojnë polemikat, madje edhe konfliktet me përkrahësit e Berishës.

Shpresojmë që veset e Bardhit të mbeten deri te duhani se hallet e Partisë ikin e vesi mbetet./Panoramaplus.al

Loading...