Halli,hallit nuk i ngjan! – Nga Jani Malo

HALLI HALLIT NUK I NGJAN

Më doli përpara një ‘katnare’ te Rruga e Kavajës. Kishte në dorë një kovë plastike dhe në fund të saj, në një qese, ca kokrra fiq.

– Merri, më tha, – t’i jap lirë se nuk më lë rehat ai polici. Ka gjithë ditën që më gjëmon nga pas…
Nuk di pse më erdhi keq.
– Peshoji! – i thashë.
– Merri! Më jep 2000 lekë dhe merri…
Ndërkohë arriti polici. M’u drejtua mua:
– Merri! Aman të shpëtoj dhe unë. Ma plasi shpirtin. Kam gjithë ditën që e gjëmoj nga pas…
I mora dhe, teksa ikja, mendoja me vete: “Sa ka ndryshuar Tirana! Kur shiste fiq Lali Eri as ndiqte njeri dhe as e ndiqnin.

Loading...