Halloween, festa e “ringjalljes së shpirtrave”

Kunguj të mëdhenj bosh, por të ndriçuar nga brenda, skeletë të çuditshëm, figura hije, kostume të shumëllojshme, këto gjëra na vijnë në mendje kur mendojmë për festën e Halloween.

Kjo festë e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Prej 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyrë muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës.

Halloween ka marrë një dimension argëtues dhe thuajse kulturor, edhe në vendin tonë, ku njerëzit organizohen dhe duke veshur kostumet e frikshme, maskat, apo duke pikturuar fytyrat për të ngjarë sa më të vdekur, ekspozohen rrugëve e festojnë deri në orët e vona festën e “frikshme”.

Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.
Njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokat e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj, përzenin shpirtrat e këqinj të vitit që shkoi. Më pas, shuanin përkohësisht zjarrin në shtëpitë e tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.

Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Evropë. Kisha ua mori Keltëve këtë zakon gjatë përhapjes së krishtërimit. Ishte At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 Nëntorin duke e quajtur Dita e të gjithë Shpirtrave.

Për të mos shtrembëruar beimin tek Samhai, kjo ditë është menduar të jetë edhe dita e të vdekurve. Vetëm në shek. XIX Halloween arriti të kalojë Atlantikun për në Amerikën Veriore së bashku me pasardhësit e Keltëve, Irlandezët, të cilët shtegëtuan atje për shkak të kushteve të këqija për jetës. Atje, ky zakon u përhap shpejt në të gjithë vendin, por gjatë përhapjes pësoi edhe ndryshim të dukshme. Kështu tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet së sa me zakonet e mëhershme.

Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në ShBA. Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.

Një njeri me emrin Jack O’Lanten duhej të shkonte në ferr pas vdekjes së tij. Por Djalli e ktheu mbrapsht duke i dhëne një copë qymyri(thëngjill) që digjej që ta kishte gjatë gjithë rrugës.

Jack-u e vendosi qymyrin në një rrepë të madhe dhe u nis drejt drejt një udhëtimi të pafund me që nuk e lejuan të futej në asnjë mbretëri të vdekurish. Për njerëzit ishte më se e qartë që rrepa me qymyrin u shtinte tmerrin para së gjithash shpirtrave të këqinj. Meqenëse amerikanët përdoren kungullin në vend të rrepës, ai mbeti shenja dalluese e Halloween./atsh

Loading...