hallve me tahini (gjalp susami) e cila zakonisht blihet e gatshme, hallve me miell gruri dhe hallve me irmik (lloj miell gruri me i trashe dhe me i forte se mielli i zakonshem) te cilat pregatiten vecanerisht ne ditet fetare. Me poshte, po iu paraqesim receten e hallves me miell gruri, por mund te perdorni edhe irmikun ne te njejten sasi.
Perberesit
120gr miell gruri (ose irmik)
70gr gjalp
200gr sheqer
rreth 250ml uje te vaket
fruta te thata si arra/bajame/lajthi/stika pishe, ne copa te vogla
kanelle
sheqer kane (sheqer kaf)
Si fillim, perziejme ujin e vaket me sheqerin ne nje ene derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht dhe e leme ne nje ane.
Vendosim gjalpin te shkrije ne nje tenxhere ne zjarr te ulet, dhe vetem kur ky te kete shkrire teresisht hedhim miellin te cilin e perziejme shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.
Ne momentin qe perberja ka marre ngjyre kafe te hapur (duke patur kujdes te mos e djegim) shtojme dalengadale shurupin dhe frutat e thata te prera ne copeza duke vazhduar perzierjen derisa masa ta kete thithur te gjithe ujin. Kjo procedure eshte me e rendesishmja pasi kerkon pak durim dhe energji ne perzierje. Kur hallva te jete gati, fikim zjarrin dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur.
Me ndihmen e dy lugeve, i japim hallves formen e saj karakteristike ovale, ose cfaredo forme tjeter dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kanelle dhe me sheqer kane. E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.
*Keshille: Per nje shije me te vecante, uji mund te zevendesohet me qumesht te cilit i shtohen edhe 2-3 luge arre kokosi e grire.