Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas daljes së dokumenteve të Hagës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” numri dy i PS Balla ka shtruar disa pyetje lidhur me rolin Lulzim Bashës.
Ndër këta pyetje janë se me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000.
Tjetër pyetje është pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij.
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
HAPEN DOSJET DHE DALIN DOKUMENTAT E HAGËS
Me çfarë statusi gjendej Lulezim Basha në dhomën ku pyetej shoqëruesi i Rugovës në Hagë, në vitin 2000?
Pse Adnan Merovci u pyet nga gjykatësi për Lulzim Bashën dhe statusin e tij?
Pse “përkthyesi” Lulzim Basha nuk ishte një përkthyes i listuar tek lista zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës?
Kujtojmë se Adnan Mervoci, ish-shoqëruesi i Presidentit Ibrahim Rugova është pyetur në Gjykatën e Hagës në seancën gjyqësore kundër Vlastimir Djordjevic, ish-Zëvendësministër i Brendshëm i Serbisë, përgjegjës për shumë krime në Kosovë.
Merovci dëshmon se është pyetur për një cështje tjetër ndaj ish-Presidentit Milutinoviç dy herë, një herë në Prishtinë e më pas në Hagë në prill të vitit 2000.