Nena
Hapeni derën bijt’ e mi…
jam nëna që ju kam dhan’ gji
ju kam rrit me shum’ mundime
pse ma vrat sot zemrën time…
Ikën vitet un’ u plaka
tani s’po ju duhem më nzorët jashta
për ju shpirtin e kisha plot
por tashmë ju u bët veç lot…
A mendoni kush ju lindi
a mendoni kush ju rriti
kur të lëndoheni trupi ju dhëmb
a mos vall thirrni oh moj nën’…
e mbyllët pragun e deres
si pa mua ju hahet buka
për ju ja kam hequr kafshatën vetes
Zëmra e nënës që po rënkon
në mosh’ të thyer u coptua
nuk urren as nuk mallkon
mendon se do plakeni,
keni për ta kujtuar……….
Kur të vi dita ta kujtoni
me gjith’ shpirt do e kërkoni
haku i saj çdo dit’ ju vret
s’ka si nëna në kët’ jet..
Loading...