Hyn në orbitën hënore “Beresheet”, mjeti i parë i ndërtuar nga kompani private që kryen një hap të këtij lloji dhe që është gati të ulet mbi sipërfaqen e Hënës më 11 prill.
Më 22 shkurt, u ndërtua në Izrael nga “SpacelL”, një organizatë jofitimprurëse që ka mbledhur mbi 100 milionë dollarë me ndihmën e sipërmarrësve, instituteve të kërkimit, Industrisë Aerohapësinore Izraelite (IAI) dhe Agjencia Hapësinore Izraelite. Në këtë projekt kanë marrë pjesë edhe grupi italian Leonardo, “Swedish Space Corporation” si dhe NASA.
“Beresheet’’, do të thotë “në parim” dhe hap një faqe të re të eksplorimit hënor, që deri tani asnjë mjet i ndërtuar nga privatë nuk kishte vajtur deri në orbitën e Hënës. Kjo gjë ishte bërë vetëm nga misione të mbështetura nga agjencia hapësinore e SHBA-së, Rusisë, Kinës, Japonisë, Europës dhe Indisë.
Asnjë vend i vogël dhe asnjë privat nuk e kishte arritur deri tani këtë objektiv.
“Ishte një manovër e thjeshtë por shumë e rëndësishme”, theksoi administratori i deleguar i “SpaceIL”, Ido Anteby.
Tani emocionet janë të larta për 11 prillin, dita që parashikohet ulja e këti mjeti të vogël në sipërfaqen e Hënës. /G.S/