Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me një dalje publike sot në mbrëmje tha se është hapur edhe spitali “Covid -4”.
Ministrja ishte në spitalin “Covid- 4”, ku edhe njoftoi për hapjen e tij, i fundit dedikuar COVID-19 në vendin tonë.
Pas spitalit ”Infektiv”, ”Shefqet Ndroqit” dhe Covid-3, sipas ministres, spitali Covid -4, me kapacitet prej 100 shtretërish, do të shërbejë për pacientët që kanë kaluar fazën e rëndë të sëmundjes.
Duke u përgatitur për skenarë të tjerë, Manastirliu tha se deri tani situata mbetet nën kontroll, pasi në spitalet Covid janë të shtruar 491 pacientë.
Ministrja Ogerta Manastirliu lidhur me spitalin Covid-4, përmes një statusi në Facebook bëri publik edhe pamjet me stafin mjekësor, ku tha se, ”që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit”.
“Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë.”
“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, u shpreh ministrja. /a.m/NOA.al