Hapet stadiumi më i madh në Francë… por jo për tifozët

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë treguar se stadium më i madh në Francë, “Stade de France”, është kthyer në një nga qendrat më të mëdha të vaksinimit në vend.
Sipas autoriteteve, objektivi është që në “Stade de France” të kryhen deri në 10 mijë vaksinime në ditë. Në këtë mënyrë, qeveria franceze synon t’i japë një shtysë fushatës së vaksinimit, duke përfituar dhe nga pushimet e shkollës.

Që prej një viti nga pandemia botërore, në botë kanë ndërruar jetë miliona njerëz dhe fenomeni vazhdon. Vaksnimi është e vetmja shpresë.

Loading...