Xhevahir Jonuzaj u arrestua vetëm pak ditë më parë nga forcat RENEA pas një operacioni ku pati edhe shkëmbim zjarri, nga ku mbeti edhe i plagosur në këmbë.
Mësohet se Jonuzaj është arrestuat për dy vrasje të ndodhur në Vlorë në vitin 1999, ku mbetën të vdekur shtetasit Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gerhana.
Jonuzaj u dënua për vrasjet e ndodhur në vitin 1999 me 25 vite burgim.
Ndërsa është ndaluar edhe si përgjegjës për mbjelljen e disa parcelave me hashash gjetur në 2016- 2017.
Gjatë këtyre viteve Jonuzaj ka qenë në listën e personave më të kërkuar në Vlorë. Ndërsa në aksionin e fundit, policisë iu deshën 6 muaj përgjim deri në finalizimin e pak ditëve më parë ku RENEA arriti neutralizimin dhe arrestimin e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e Jonuzaj u sekuestruan një pistoletë tip ‘TT’ dhe një palë dylbi.