Hapja e aeroportit të Kukësit, Meta: Avioni i parë atje është ulur para 20 vitesh

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar hapjen e aeroportit të Kukësit duke deklaruar në konferencë me gazetarët se avioni i parë erdhi nga Rinasi në Kukës dhe jo nga Londra në Kukës. Meta deklaroi se aeroporti është bërë kur ai ishte kryeministër, por shtoi se investimet u ndërprenë kur Fatos Nano erdhi në krye të qeverisë.
“I ftoj të gjithë deri në 25 prill të ndjekin FB tim sepse nuk mund t’i bëj sponsor pasi mund të ndodhë që televizionet mund të mbyten me reklama meqë janë zgjedhjet dhe qytetarët të dëgjojnë gënjeshtra si ajo që pamë dje që në Kukës u ul avioni i parë nga Rinasi në Kukës, jo nga Londra.

Avioni i parë është ulur para 20 e ca vitesh. Aeroporti është bërë kur Ilir Meta ishte kryeministër. I vuri dhe emrin e mikut të Shqipërisë Zayed.

Aeroporti u bllokua nga ish-kryetari që u bë kryeministër pasi ika unë i cili fiku investimet e Emirateve të Bashkuara. I pari që është ulur atje ka qenë princi i kurorës”, tha Meta.

Loading...