Hapja e kufijëve brenda BE-së/ Lë mbyllur Spanjën dhe Italinë, Merkel tolerante me Francën e Austrinë

Kancelarja gjermane ka bërë me dije se kufijtë me Francën do të hapen duke filluar që nga 15 qershori, ndërkohë që me Spanjën e Italinë kufijtë do të qendrojnë të mbyllur.

E para e Gjermanisë ka deklaruar se për Luksemburgun e Holandën po pritet vendimi për hapje, gjithashtu edhe për Danimarkën, duke theksuar se Gjermania dëshiron ta hapë plotësisht kufirin me këtë të të fundit.

Ajo ka thënë se nga e shtuna do të ketë lehtësime kontrollesh në kufi dhe se kontrollet do të bëhen vetëm në momente të rastësishme.

Merkel theksoi se duke filluar nga 15 maji do të vazhdojë lirimi i masave në Gjermani dhe nga 16 maji nuk do të ketë kontrolle me Luksenburgun.

“Duhet kujdes në hapat për rikthimin e situatës”, tha kancelarja gjermane.

Loading...