Hapja jo njësoj në të gjithë vendin. Si do funksionojë…

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot për mënyrën se si do bëhet hapja në të gjithë vendin, duke folur për qasje taktike. 

Ai tha se hapja nuk do jetë njësoj në të gjithë vendin, zonat me më pak risk do të hapen më shpejt apo ku ka më shumë rrezik nga koronavirusi do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa për Tiranën e Durrësin foli për lehtësim të moderuar.

“Po e filloj nga pseja duke e përsëritur që virusi nuk ikën pse ne rrimë mbyllur. Është aty mbrapa derës së secilit prej nesh dhe sapo dalim nga dera apo hapim derën e vendit tonë jemi të predispozuar nga mundësia që ai të na godasë.

Deri sa të dalë vaksina duhet të jemi të vëmendshëm. Kjo do të thotë që deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë nuk do ngjajë me normalitetin që ishte përpara, Shqipëria, rajoni do ndryshojnë.

Ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njeri-tjetrit pa u zhdukur ky armik. As nuk mund të rrimë mbyllur pa fund.

I bëhet tamam si ajo shprehja luan macja me miun. S’mund t ë rri brenda se ngordh kur del duhet të mos bëhet ushqim për macen. Do kishim pasur fatin e atij miut të pavëmendshëm po të mos kishim kaq të shpejtë e të vëmenshëm kur ky armik na erdhi në derë si një mace.

Duhet të hapemi me kujdes, kudo por jo kudo njësoj dhe njëkohësisht. Po ta shohim bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit, Evropës, botës hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht.

Numri i të vdekurve për 1 mln banorë dhe numri i pacientëve në terapi intensive në raport me numrin e të infektuarve. masat kanë funksionuar, falë qeverisë por mbi të gjitha falë qytetarëve shqiptarë, keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve tuaja. Po të shohim hartën e Shqipërisë vala e goditjes së armikut nuk ka qenë kudo e njëjtë gjë që do të thotë se nëse e hapim njësoj do kushtonte të gjithëve njësoj një kthim mbrapa/.

Duke u hapur të gjithë njësoj numri i pacientëve rritet.

Ne do të hapim kudo por jo njësoj. në një zonë si Gjirokastra apo Dibra ku sot risku është shumë i ulët mund ta hapim. Kurse në zona si Kruja nuk mund të hapim. Në zona si Tirana apo Durrësi, lehtësim të moderuar. Kjo qasje taktike do të na mësojë shumëçka gjatë muajit maj dhe do na garantojë një hapje të sigurt dhe me risk shumë të ulët”.

Loading...