Haradinaj/ Përgjegjësia për krijimin e qeverisë mbi Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është shprehur se të gjithë vonesat në lidhje e formimin e qeverisë për konstituimin e Kuvendit bien mbi fituesin e zgjedhjeve, Albin Kurti.

Ndër të tjera Haradinaj i shoqëruar me deputetët e AAK-së nuk e mohoi mundësisë e një ngërçi politik në vend, por bëri thirrje brenda afateve kohore të formohen institucionet.

“Duhet të konstituohet Kuvendi, vonesat tash e tutje të ndërtimit të Kuvendit dhe Qeverisë bien mbi Vetëvendosjen dhe zotëri Kurtin për shkak se vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtë të propozojë kryetarin. Tash e tutje koha është mbi Vetëvendosjen dhe Kurtin”.

Gjithashtu kryeministri në detyrë përsëriti se nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Loading...