Harrojeni verën dhe lëngjet e frutave, uji me rrush të thatë do ju shpëtojë nga shumë sëmundje

E kishit dëgjuar më parë kombinimin e ujit me rrush të thatë? Studimet tregojnë se rrushi i thatë përmban vitamina, fibra dhe minerale me bollëk. Sipas mjekëve, kombinimi me ujin, është shumë fitimprurës. Ata theksojnë se hidhni rrush të thatë në ujë, lëreni gjithë natën dhe në mëngjes konsumojeni. Ja avantazhet e këtij kombinimi.
Mëlçia dhe zorrët tuaja do të shpëtojnë më lehtë nga toksinat; Antioksidantët do të ndihmojnë mëlçinë të funksionojë siç duhet dhe të kryejë plotësisht funksionin e tij detoksifikues. Ndërsa fibrat ndihmojnë në pastrimin e zorrëve. Duke i pirë me stomak bosh, uji i rrushit të thatë do të funksionojë më shpejt. Thjesht mos harroni të hani dhe rrushin e lagur pasi të keni pirë ujin.
Do të merrni energji që zgjat gjatë; Shkencëtarët dhe ekspertët e sporteve besojnë se rrushi thatë mund të shërbejë si një zëvendësim i çokollatave enegjizuese. Rrushi i thatë përmban një sasi të madhe të fibrave dhe mikroelementëve, dhe nuk ka sheqer të shtuar apo aroma artificiale. Uji me rrush të thatë i pirë në mëngjes do t’ju mbushë me energji për orët në vazhdim.

Niveli juaj i kolesterolit të keq do të ulët dhe presioni gjakut do të stabilizohet; Studimet dhe hulumtimet klinike kanë treguar se njerëzit që hanë rregullisht rrush të thatë kanë presion të ulët sistolik dhe diastolik të gjakut në krahasim me ata që hanë sasi minimale të këtij fruti. Për më tepër, nëse ngrënia e rrushit të thatë ul nivelin e kolesterolit të oksiduar me densitet të ulët, i cili ul ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Për të përgatitur këtë pije është shumë e thjeshtë. Merrni një enë dhe hidhni ujë në të, vëreni në sobë për t’u nxehur. Pasi të ketë valuar, hidhni rrudhin e thatë dhe fikeni. Më pas lëreni të ftohet dhe pijeni në mëngjes.

Loading...