Hekria rrëfen dramën e jetës së saj: Babai më mohoi kur mori vesh që isha shtatzënë/ Ardit Gjebrea shpërthen në lot

Ndryshe nga herët e tjera në “Ka Një Mesazh Për Ty”, dërguesi i tij hyn në studio më vonë se sa marrësi. Hekria ka 47 vite që kërkon djalin e saj, Rudinin. Ky i fundit ka mbërritur në “E diela shqiptare” dhe rrëfeu anën e tij të historisë, momentin kur mori vesh që ishte i birësuar. Megjithatë, për Altinin, i cili është emri që i ka vendosur familja birësuese, nuk është e qartë rrethana pse jeta e tij pësoi këtë kthesë.

Hekria, e cila e kërkon prej vitesh, nuk e di që Rudini i saj, sepse ajo kështu e njeh, po e dëgjon nga ana tjetër e ekranit. Ajo fillon të tregojë të gjithë ngjarjen, edhe përpara lindjes së djalit të saj duke hedhur dritë mbi gjithë historinë.

Pas përfundimit të ciklit 8-vjeçar në Kavajë, Hekria u shpërngul në Durrës për të vazhduar studimet në shkollën mekanike. Në vitin e dytë atje, u njoh me një djalë, i cili ishte në të njëjtën klasë me të, por kishin 7 vite diferencë në moshë. Gjithsesi, morën vendimin të fejoheshin edhe pse babai i Hekries nuk e përkrahu këtë zgjedhje të së bijës. Kjo sigurisht e mërziti shumë, por më pas mes Hekries dhe djalit, nisi të krijohej një hendek.

Hekrie: Ne përpara se të merrnim diplomat e shkollës, na dërgonim në aksion. U shpërndanë dhe diplomat, shikoj një largësi, afrimitet fare.

Ardit Gjebrea: Nga djali?

Hekrie: Po

Ardit Gjebrea: Po pse?

Hekrie: Unë s’kam kuptuar asgjë Ardit.

Ardit Gjebrea: Po kur mbete shtatzënë me të?

Hekrie: Kur isha 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Ai u shkëput në momentin që i the që je shtatzënë apo më përpara?

Hekrie: Pak më përpara, e shikoja që ishte shumë i largët, nuk më afrohe, thashë diçka ka, por s’kuptoja.

Ardit Gjebrea: E zbulove më vonë çfarë kishte apo jo?

Hekrie: Më pas e pashë largësinë edhe vjen mami im në oborrin e shkollës më thotë: “Diçka ke’. I thashë: “Çfarë?”, “kur të vish në shtëpi” më tha. Shkova në shtëpi, u ndamë, ai iku në shtëpinë e vet, unë në shtëpinë time edhe do vij, do vij…

Ardit Gjebrea: S’erdhi?

Hekrie: Jo.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë e dinte që ti ishe shtatzënë?

Hekrie: Ai e dinte por unë nuk e dija. Unë nuk kam kuptuar asgjë.

Ardit Gjebrea: Po ai nga e dinte?

Hekrie: Se isha 5 muajshe e gjysmë. Mami më ka kuptuar. “Nuk të shikoj mirë, ti je kështu”.”Jo” i thashë unë. Se kush i tha babit tim. Më përzunë nga shtëpia.

Ardit Gjebrea: Ku vajte?

Hekrie: Erdhi daja im, në atë kohë ka qenë shef sigurimi në Ministrinë e Mbrojtjes, më mori, më dërgoi në Kukës. Ndenja në Kukës gati 3 muaj. Pas Kukësit më sjellin në Ishëm.

Ardit Gjebrea: Pse duhet ta lindje fëmijën në Ishëm?

Hekrie: Nuk lejohej, se kishin hallin e babit tim, se mos ndodhte diçka, se ai që kur e mori vesh tha “unë nuk kam më vajzë”.

Ardit Gjebrea: Të mohoi?

Hekrie: “Vajza ime ka vdekur që sot” tha.

Loading...