Rreth 60 alpinistë nga qytete të ndryshme të vendit janë bllokuar në fshatin Sotirë të Gjirokastrës.
Ata ishin nisur që ditën e djeshme për t’u ngjitur në malin e Murganës, por kanë mbetur të bllokuar dhe kanë kërkuar ndihmë.
Mss grupit të alpinistëve ishte edhe një 17 vjeçar, i cili u përplas me një shkëmb dëbore, por fatmirësisht helikopteri mbërriti në kohë dhe e shpëtoi.
Ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Loading...