Helmimi i banorëve në Bulqizë, nën hetim pronari i një HEC-i, dyshohet se…

Kadri Muça pronar i një HEC-i privat në zonën e Bulqizës është proceduar në gjendje të lirë nga policia, pasi dyshohet se ka helmuar mbi 50 banorëve nga uji në zonën e Gjoricës.

Ndërkohë ditën e sotme raportohet se ka pasur vetëm 3 raste personash të helmuar nga uji që janë paraqitur në qendrën shëndetësorë Gjoricë në Bulqizë.

Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.

Kujtojmë se një ditë më parë mbi 50 banorë të fshatit Gjoricë në Bulqizë u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma helmimi.

Shkaku kryesor i helmimit dyshohet të jetë bërë uji i pijshëm që furnizohet zona, teksa banorët kanë ngritur dyshime se uji ka dalë i kontaminuar.

Banorët janë paraqitur në qendrën shëndetësore të Gjoricës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat janë diarre e vjellje

Loading...