Hëna e plotë e kësaj jave do të jetë ‘Super Hëna’ përfundimtare e vitit 2020

Hëna e plotë e kësaj jave do të jetë ‘Super Hëna’ përfundimtare e vitit 2020, me anë të së cilës ajo do duket më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht në qiellin e natës.

Spektakli i rrallë ndodh kur Hëna është afër pikës së saj më të afërt në orbitën e saj.

Hëna e plotë gjatë majit qëndron 361,184 km larg Tokës. Hëna e majit është e njohur tradicionalisht si “hëna e luleve”, pasi përkon me lulet e pranverës në hemisferën veriore, shkruan The Independent.

Qiejt e pastër dhe ndotja e ajrit jashtëzakonisht e ulët që vjen nga masat izoluese ndaj koronavirusit e bën atë një mundësi të mirë për të dëshmuar ngjarjen qiellore.

Koha më e mirë për ta parë do të jetë pas perëndimit të diellit të enjten në mbrëmje, kur hëna do të ngritet në jug-lindje, rreth orës 7.44 pasdite në Evropë.

Loading...