Këtë vit festa e Halloween do të duket paksa ndryshe për shkak të Covid-19, por ajo që bën ndryshimin e kësaj feste nga vitet e tjera është se kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që ka një Halloween me Hënë të plotë.
Ajo është Hëna e dytë e plotë e tetorit, e njohur edhe si Hëna blu, edhe pse nuk do të shfaqet me ngjyrën blu në qiellin e natës.
Hëna e plotë e Halloween-it me shumë mundësi ndodh vetëm pak herë në shekull dhe nuk do të përsëritet më në rajonin tonë deri në vitin 2039-ë.
Kjo do të jetë edhe hera e parë që një Hënë e plotë Halloween-i do të jetë e dukshme në të gjithë botën që nga 1944-a.
Gjithashtu ekspertët këshillojnë që të mos humbet spektakli i Hënës mbrëmjen e sotme pasi do të jetë i fundit për të paktën 19 vitet e ardhshme.
Shikoni fotot e publikuara nga LSA.