Vdekja e papritur e një 16-vjeçareje, ka pikëlluar Selanikun. Vajza ishte për pushime me miqtë e saj në Halkidiki kur tragjedia ndodhi.
Sipas nënës së saj, e reja kishte dalë për t’u argëtuar me miqtë e saj mbrëmjen e të martës, ndërsa të mërkurën në mëngjes ishin ulur për të ngrënë në një lokal me ushqim të shpejt.
“Vajza ime hëngri një hot-dog. Ajo ishte alergjike ndaj qumështit dhe gjithnjë ka qenë e kujdesshme kur hante jashtë. Nuk e di se çfarë ndodhi, nëse ka pasur apo jo bulmet në atë që ka konsumuar, por ajo është rrëzuar sapo e ka ngrënë”,-ka thënë për mediat greke nëna e 16-vjeçares.
Një nga shoqet e saj që ndodhej me të ka vrapuar menjëherë në dhomën e repartit ku po qëndronin për t’i sjellë ilaçet 16-vjeçares, ndërsa në të njëjtën kohë kanë lajmëruar ambulancën e EKAB-it për të shkuar në vendngjarje, por, siç ankohet nëna e të miturës, ishte shumë vonë për të mbërritur në 45 minuta.
“Nga provat e para rezulton se vajza ime ka pësuar goditje alergjie dhe ka ndërruar jetë. Ishte fëmija më i mirë dhe vdiq vetëm 16 vjeç pa ndihmë. Në Qendrën Shëndetësore kanë tentuar dy herë ta rikthejnë, por nuk ia kanë dalë ”, tha nëna e saj ndërsa shtoi:
“Vajza ime ishte një engjëll dhe ajo është e humbur. Nuk e di pse u vonua ambulanca. 5 në të gdhirë nuk kishte trafik për të vonuar”.
Sipas mediave greke 16-vjeçarja merrte mjekim vitet e fundit pasi vuante nga krizat epileptike.
Do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, ndërsa varrimi i vajzës fatkeqe do të bëhet sot në Oreokastro.