Herbrenjtë i shkruajnë letër Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një letër falënderuese nga Kongresi Botëror i Hebrenjeve, kryetari i tyre, Robert Singer.

Haradinaj ka publikuar letrën falënderuese në Facebook, duke thënë se ndihet i nderuar me letrën që ka marrë.

“I nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar.

Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale”, ka shkruar Haradinaj.

Loading...