Hetohet nëna,i jep timonin të birit 6 vjeçar në autostradë: “Jam nënë krenare”

Një nënë ruse po hetohet nga policia dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët mbi një video të tmerrshme që tregon djalin e saj gjashtë vjeçar duke drejtuar një makinë në një autostradë me hspejtësi prej 130 km / orë.

Agina Altynbayeva, 29 vjeç, e kishte vendosur fëmijën e saj pas timonit të Hyundai Solaris në një autostradë boshe në rajonin e Tatarstanit.

Pamjet tronditëse tregojnë djalin e ri që duket se ka plotësisht nën kontroll makinën pasi edhe treguesi i shpejtësisë shihet duke arritur 130 km / orë.

Përveç faktit se ishte poshtë kriterit të lejuar të moshës për ngarjen e një automjeti, fëmija po shkelte edhe kufirin e shpejtësisë së rrugës prej ku lejohej lëvizja me vetëm 75 km / orë.

Sipas disa raporteve djali dihet që ka kryer edhe disa operacione në sy këtë verë pasi edhe ka pasur shqetësime me shikimin.

Altynbayeva reagoi në mënyrë të egër ndaj kritikave që mori pasi postoi pamjet në mediat e saj sociale. Ajo ka shkruar se nuk ndjen asnjë pendesë për veprimin e bërë dhe se është një nënë krenare e vogëlushit 6 vjeçar.

Loading...