Hidhet granatë mes auditorit në Universitet, humbin jetën 4 studentë në këtë shtet

Hedhja e një granate lotsjellëse brenda një auditori universitar në Bolivi ka shkaktuar viktima në mesin e studentëve. Të paktën katër prej tyre u shtypën për vdekje ndërsa shumë të tjerë përfunduan në spital pas problemeve në mushkëri.
Granata me agjentin kimik u lëshua në sallën e sporteve të mbushur me studentë të hënën në Bolivi, tha policia vendase, duke shtuar se të paktën 80 njerëz kishin mbetur të plagosur.

Rektori Pedro Lopez tha se studentët ishin mbledhur jashtë ndërtesës së universitetit Tomas Frias Autonomous në qytetin jugor të Potosi, për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në federatën lokale të universitetit.

Por grumbullimi degjeneroi shpejt në kaos kur dikush lëshoi një objekt nga i cili dilte një tym kimik, i supozuar gaz lotsjellës që shkaktoi panik mes të pranishmëve.

Video dhe foto të postuara nga eventi tregonin njerëz që mundoheshin të largoheshin dhe më pas duke u kujdesur për shokët e tyre studentë që kishin mbetur të shtrirë përtokë.

Policia tha se i dyshuari, student i universitetit, është arrestuar, por nuk bënë të ditur identitetin apo motivet e tij.

Loading...