Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur në Vlorë si pasojë e hedhjes me parashutë. Bëhet fjalë për shtetasin L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:46, teksa 39-vjeçari është hedhur me parashutë nga Qafa e Llogorasë dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë.
Ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Loading...