Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Portit të Vlorës.
Një person është hedhur në det 1 milje para se trageti që vinte nga Italia të ankorohej.
Sipas asaj që raporton Abc News, pas hedhjes ai është marrë nga një varkë. Personi i paidentifikuar është hedhur nga trageti i linjës Brindisi-Vlorë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30
Burime nga policia bëjnë të ditur se personi nuk është identifikuar pasi ka qenë i paregjistruar.
Loading...