Hidhet nga kati i tretë i banesës një grua në Fier, humb jetën në vend

Një grua e moshuar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti” në Fier.
Policia tha se shtetasja F. K., 74 vjeçe, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Loading...