Hidhet nga kati i tretë pacienti me koronavirus, sapo kishte lënë spitalin në Tiranë

Nje tjeter pacient i prekur nga koronavirusi hidhet nga lartesia ne Tirane edhe pse kishte dale nga spitali pasi ishte perballur me sukses me infeksionin e rende.

Policia tha se më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi Hekuran Korça., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kryeqyteti eshte tronditur tri here te tjera me radhe si pasoje e akteve te vetevrasjes te kryera nga pacientet e prekur me koronavirus.

Ngjarjet tragjike kane ndodhur ne Sanatoriumin e kryeqytetit nderkohe qe ende nuk ka nje rezultat nga hetimi per keto incidente te renda./lajmifundit.al

Loading...