Hidhet shorti i Champions, goglat rezervojnë përballje të forta në grupe

Shorti i fazës së grupeve të Uefa Champions League, i trasmetuar ekskluzivisht në Tring vuri përballe dy yjet e futbullit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi.

Juventus dhe Barcelona do të përplasen në grupun G të kompeticionit më të bukur të klubeve në botë. Për ta bërë dhe më interesant këtë grup, sidomos për shqiptarët, fati deshi që edhe Ferencvaroshi i Myrti Uzunit të kompletonte bashkë me Dinamon e Kyevit katërshen e ekipeve që do të luajnë shanset e veta për të shkuar më tej.
Ndërkohë, kampionet e Europës në fuqi, Bayren Mynihu, i buzqeshi shorti, pasi të vetmin rival të fortë në grup ka Atletikon e Madridit.

Grup interesant është ai që vë përballë rekordemenët e Europës, Real Madrid, me italianët e Interit, gjermanet e Gladbah, dhe Shaktar Donjeck. Përplasje të forta parashikohen dhe në grupin H, kur milionerët e PSG dhe Man.United do të duhet të fitojnë duelin me gjermanet e Laipzig.

Igli Tare dhe Thomas Strakosha janë vendosur në një grup të ekulibruar, por pa superfavoritë. Lazzio do ketë punë me Dortmundin, Zenitt, Klab Bruzh. Ndërkohë Atalanta e Gjimshit do ketë një detyrë të vështirë përballë Liverpool dhe Ajaks. Në grupin C, Manchester City në letër është më i favorizuar për kreun, pasi skuadrat e tjera janë të një niveli më poshtë si Porto, Marsej dhe Olimpakos.

Ndërsa në grupin E, favoritë në leter duket Çelsi dhe Sevija, përballë Kransdor dhe Rene.

Ndeshjet e fazës së grupeve nisin në datën 20 tetor. Nga 8 grupe në total kualifikohen për më tej dy skuadrat e para të cdo grupi.

Gjate hedhjes së shortit u ndanë dhe çmimet nga UEFA, ku Bayern dominoi dhe aty. Lojtari i Championsit u shpalll Lewandowski, portieri Neuer, mbrojtësI Kishim, trajneri Hansi Flik, ndërsa i vetmi që theu tabunë ishte Kevin De Byjn, si mesfushori më i mirë.

Loading...