Kombëtaret që do të marrin pjesë në Botërorin e “Katar 2022”, kanë mësuar rivalët e fazës së grupeve.
Në shortin që u hodh në Doha të Katarit, në Grupin E, është rezervuar një finale e parakohshme, siç është ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, dy kombëtare që shihen mes favoritëve për të marrë trofeun, por do të përballen në grupe.
Holanda ishte më fat, pasi u shortua në Grupin A, me kombëtare si Katari, Senegali dhe Ekuadori.
Interesant do të jetë edhe grupi G, aty ku bëjnë pjesë Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni.
GRUPI A: Katar, Ekuador, Senegal, Holanda
GRUPI B: Angli, Iran, SHBA, Uells-Skoci/Ukrainë
GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia
GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia
GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelandë e Re, Gjermania, Japonia
GRUPI F: Belgjika, Kanada, Maroku, Kroaci
GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicër, Kamerun
GRUPI H: Portugali, Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut