Dua ta nis këtë postim duke thënë paraprakisht që të gjithë ata që kanë lindur me një vulvë apo vaginë, kanë kiminë dhe hormonet të cilat përcaktojnë shijen dhe erën që kanë. Pamvarësisht se sa mirë ushqehen ose sa kohë kalojnë në pastrimin e gjenitaleve, ose si sillen në dhomën e gjumit, të gjithë kane erën dhe shijen e tyre unike. Funksionon kështu!
Sipas mendimit tim, dushi nuk ndihmon. Vagina nuk duhet të shpëlahet me hedhje uji të fortë bashkë me kimikate ose detergjentë të ndryshëm. Ky është sugjerimi më i keq. Besoj që kjo është hera e parë që keni dëgjuar diçka të tillë. Jam habitur dhe unë, kështu që më lini të shpjegoj pse e them këtë.
Vagina ka normalisht një mjedis acid me PH që shkon nga 3.8 deri në 4.5, që kujdeset për të gjitha bakteriet dhe mbjetjet – lëngjet nga brëndësia e vaginës- që dalin jashtë bashkë me qelizat vdekura, duke mbajtur vaginën të pastër dhe duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve. Kur një person bën dush, largon dhe bakteriet e mira dhe ato të këqija. Me largimin e bakterieve të mira, krijohet mjedisi i përshtatshmë për sëmundje apo infeksione të ndryshme. Për këtë arsye duhet të evitojmë sapuna apo larës tepër agresiv duke përdorur ata që janë më të lehtë dhe të mjaftueshëm për pastrimin e jashtëm të vaginës.
Këshilla ime e dytë ka të bëjë me përdorimin e mbathjeve të pambukut. Dihet që pambuku si material preferohet sepse lejon kalimin e ajrit duke eliminuar djersën dhe si rrjedhojë dhe aromat e këqija. Përpos kësaj,është e këshillueshme që të limitojmë në maksimum përdorimin e mbathjeve apo veshjeve sintetike dhe shumë të ngushta, sepse ato e bllokojnë bakterien dhe nxisin infeksione.
Nëse përdor deodorant në vulvë apo vaginë të këshilloj të ndalesh. Njësoj sikurse dushi, për të njëjtat aryse, mund të rrezikohemi nga ndonjë infeksion duke krijuar konfuzion në trup sepse trupi mundohet gjithmonë të kompensojë. Nëse vagina juaj mban aromë të fortë dhe të pakëndshme, duhet patjetër të shkoni te gjinekologu sepse mund të keni dhe ndonjë vaginozë bakteriale.
Aryet më të zakonshme të vaginozës bakteriale:
- dushi bashkë me përdorimin e detergjentëve për të pastruar vaginën
- banjo me lëngje antiseptike
- partner të rinj
- më shume se një partner
- banjo me parfum dhe sapuna me shije, aroma, ngjyra artificiale
- duhanpirja
- perdorimi i pajisjeve intravenose
- perdorimi i deodorantit vaginal
- larja e mbathjeve apo ndërresave me detergjentë agresive ose dhe ndërrimi i detergjentit për rroba
Midis shumë arsyeve natyrale, vaginoza bakteriale mund të shkaktohet dhe nga hyrja e spermës në vaginë sepse mund të ndryshojë balancën e PH natyral të saj. Pra, nëse je duke patur marrëdhënie të pambrojtura, ndalu. Bëj seks pa preservativ vetëm nëse je duke tentuar të japësh kontribut në vazhdimësinë e rracës njerëzore.
Si të flasësh me partnerin rreth higjenës
Si në çdo bisedë apo argument tjetër, dhe për higjenën femërore duhet te zgjedhim fjalët e duhura në mënyrë që partneri të mos ofendohet, mos mërzitet apo frustrohet. Njerëzit janë shume emotiv ndaj seksualitetit dhe individualitetit të tyre. partneret do të mendojnë që vagina e tyre është e pisët, e shpifur, do turpërohen duke u sjellë si rrjedhojë me më pak entuziazëm dhe liri në marrëdhëniet seksuale. Më besoni, njerëzit refuzojnë marrëdhënien seksuale ose përjetimin e çiltër të saj dhe për arsye më pak të rëndësishme. Përpos kësaj duhet të jemi koherent me faktin që vulva apo vagina janë subjekte shumë delikate. Jemi rritur në një shoqëri që na bën të besojmë që disa pjesë të trupit tonë, seksualitetin tonë, apo vetë seksin duhet ta fshehim nga të tjerët.
- na kanë mësuar të përdorim fjalë si organet gjenitale, ose zona intime për t’u referuar gjenitaleve, një zgjedhje e pafajshme në dukje por që ama thellon pasigurinë
- varësisht se në cilën kulturë jemi rritur, na kanë mësuar që vagina është diçka e pisët apo diçka që duhet fshehur, si diçka që nuk duhet prekur dhe parë
- pa harrur këtu promocionet e produkteve femërore, të cilat flasim për vagina të pastra, të freskëta, si lule, ose si një shi vere. Të gjitha këto kompani fitojnë miliona, duke ndryshuar të vërtetën dhe duke na bërë të besojmë që vagina jonë nuk është e pastër dhe nuk ka aftësi vetëpastrimi, që në fakt ka.
Praktikish vagina është një fjalë dhe një pjesë e trupit për të cilën nuk flasim me lirshmëri.
Pra, për këtë arsye duhet të jemi të vetëdijshme për zgjedhjen e fjalëve gjatë bisedës mbi higjenën vaginale, pikërisht për të mos ofenduar partnerin. Pamvarësisht rëndësisë që ka lidhja për ju, unë sugjeroj të merrni kohën e duhur për të kuptuar se si funksionoim trupi femëror . Nuk kanë të drejtë korporatat me produktet e tyre rozë për një vaginë me erë trëndafili. Çdo trup e vaginë ka aromën e vet, ka shumë aroma, ashtu sikurse ka shume opsione e shumë vagina. Nuk ka asgjë të keqe te ju apo partneri juaj, por nëse ka, komunikimi dhe edukimi janë zgjedhja dhe një zgjidhje e duhur.