Higuain do jetë në sfidën “Milan”-“Juventus”

Gonzalo Higuain, që doli i dëmtuar javën e shkuar gjatë ndeshjes me “Udinezen” të fituar në frymën e fundit nga kuqezinjtë, do të jetë pranishëm në super sfidën e të dielës mes “Milanit” dhe “Juventusit”

Kontrollet mjekësore të ditës së martë kanë treguar se futbollisti argjentinas, që këtë verë u transferuar pikërisht nga “Zonja e vjetër” nën urdhrat e Genaro Gatuzos te “Milan”.
Gjithsesi bomberi, që ka luajtur edhe te “Napoli” në Seria A, nuk do të jetë i disponueshëm të enjten, kur kuqezinjtë do të ndeshen me “Betis”, në ndeshjen e katër të fazës së grupeve të Europa Ligës.
ATSH

Loading...