Mediat britanike kane kritikuar stadiumin e Shqiperise ne prag te ndeshjes mes kombetareve te dy vendeve.
The Times shkruan pak ore para ndeshjes se një ekspert i fushës nga Uellsi është thirrur në përpjekje për të përmirësuar sipërfaqen në stadiumin kombëtar të Shqipërisë përpara ndeshjes së tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 28 mars.
Media britanike shkruan se stadiumi Air Albania me 22,500 vende në Tiranë u hap vetëm një vit më parë, por problemet me barin në fushë, nuk jane zgjidhur duke shkaktuar shqetësime për ndeshjen e Anglisë.
“Çështja më e madhe ka qenë që hija e një kulle te madhe ngjtiur me stadiumine cila ka penguar rritjen e barit”, shkruan The Times, citon lajmifundit.al.
Dean Gilasbey, kreu i menaxhimit ndërkombëtar me bazë në Uells dhe një konsulent për Uefa, është thirrur për të kryer punë emergjente në terren. Ai tha se përmirësimet do të japin fryte, duke pasur parasysh kushtet e duhura klimatike./lajmifundit.al