Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “Himarës i janë shtuar edhe 156 kontejnerë mbetjesh metalike 1.1 m3”.
Sipas tij, kjo sasi e re kontejnerësh i shtohet mbështetjes prej 112 kontejnerësh plastikë 1.1 m3, 180 kontejnerësh 240 L dhe 100 kontejnerësh 120L, për ndarje në burim të mbetjeve dhe 100 koshave rrugorë.
“Në këtë mënyrë bashkia Himarë po modernizon sistemin e grumbullimit të mbetjeve me mbështetjen e projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit në Shqipëri” nga GIZ Shqipëri me mbështetjen e BMZ”, tha Goro.
Ai falënderon GIZ për implementimin e këtij projekti në Himarë.
Himara me bukuritë natyrore dhe monumentet e trashëgimisë kulturore ka qenë ndër më të vizituarat nga grupet e turistëve vendas e të huaj. Turizmi në Himarë gjatë këtij viti është rritur me 20% krahasuar me një vit më parë./atsh