Një automjet ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë duke ecur në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në Himarë gjatë orëve të vona të natës.
Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti tip Audi, në pronësi të 26-vjeçarit, J. I., është përfshirë nga flakët pranë një lokali.
I riu nuk ka mundur që të zbresë në kohë, e për pasojë ka marrë plagë në trup.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe nga të dhënat paraprake, raportohet se zjarri ka rënë si shkak i shpërthimit të sabratorit.
Shoferi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, polici apo vazhdon hetimet e mëtjeshme, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Loading...