Një 41 vjeçar nga Fieri është arrestuar për vjedhje. 41 vjeçari i kishte vjedhur një shtetaseje në shëtitoren e Himarës, kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt, me vlerë totale rreth 60 000 lekë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në banesën e një shtetaseje, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.
Sendet e vjedhura u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.
41-vjeçari rezulton me precedent të mëparshëm për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit
Loading...