Himarë – Sekuestrohet hoteli me vlerë 500 mijë euro

Vendoset në sekuestro preventive një hotel në ndërtim në Himarë dhe truallin ku po ngrihet ndërtesa. Leja për ndërtim është dhëna nga bashkia e Himarës në favor të një shoqërie me administrator shtetasin me iniciale F. H.

Burime te policise thane se sekuestrimi u bë me akuzën e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”

Vlera financiare e objektit dhe truallit me sipërfaqe 700 m2 në Spile kap shifrën rreth 500.000 euro.

“Është bërë zbatimi i Vendimit Penal nr. 1314, datë 20.06.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi një objekt hotel në ndërtim.

Ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel,”- beri me dije policia.

Ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Loading...