Himarë/ Stuhi detare, zhduket gruaja me varkë, shpëtohen i shoqi dje djali

Tre persona nga një familje u perfshine ne nje situate te veshtire në Himarë si pasoje e detit me dallge dhe motit te keq. Ata kanë dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm në det.

Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 25 vjeç kanë dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por kanë ngecur tek shpella e Pëllumbave.

Raportohet se policia ka mundur të shkojë te shpella e Pëllumbave, por gruaja e cila ka qenë në barkë nuk gjendet dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në det dhe nuk po gjendet.

Ndërkohë djali 25 vjeç është në gjendje të rëndë për jetën, vetëm burri është në gjendje të mirë shëndetësore.

Loading...